Një person është gjetur pa shenja jete të dielën.
Policia ka njoftuar se njësitë relevante, bashkë me ekipin mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.