Duke folur për një takim në të cilin Bernard Kouchner kishte udhëtuar për në Kosovë në shtator të 1999-ës që t’i binde komandantët e zonave për përmbushjen e kushteve të demilitarizimit, James Peter Covey tregoi se Hashim Thaçi nuk foli fare dhe se marrëdhënia e tij me komandantët e zonave ishte e ndërlikuar.
“Kjo më kujtohet fare qartë se dukej sikur po konfirmonte fuqishëm atë që ne besonim që në fillim lidhur me zotin Thaçi kur jemi njohur me atë. Pra, që ai kishte një marrëdhënie të vështirë-ndërlikuar me komandantët e UÇK-së në terren dhe se ata kishin pak kohë ose më mirë thënë kishin shfaqur mungesë respektit ndaj tij. S’kishin respekt”, tha dëshmitari, raporton Betimi për Drejtësi.
Përpara kësaj, dëshmitarit iu prezantua një pikturë në një libër që pretendohet se është i shkruar nga gjenerali Mike Jackson.
Në këtë pikturë shiheshin pjesëmarrësit e këtij takimi.
Covey tregoi se në emër të UÇK-së në diskutimet në këtë takim merrte pjesë Agim Çeku.
Covey, ka punuar si zëvendës Kryesor i Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara, ku ka pasur përgjegjësi në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë.
Covy shërbeu si Zëvendës Kryesor në Administratën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga viti 1999 deri në vitin 2001, po ashtu ka asistuar diplomatin francez, Bernard Kouchner.
Mbrojtja për Jock Covey: Do të tregojë se Thaçi s’ka pasur autoritet mbi UÇK-në