DASH: Kosova ende s’përmbush standardet minimale kundër trafikimit me njerëz

DASH

Kosova është renditur sërish në Nivelin 2 të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore.

Në këtë kategori përfshihen shtetet që bëjnë përpjekje të konsiderueshme kundër trafikimit, por ende nuk i plotësojnë standardet minimale ndërkombëtare.

“Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në përgjithësi në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; prandaj, Kosova mbeti në Nivelin 2. Këto përpjekje përfshinin ndjekjen penale të më shumë trafikantëve të dyshuar dhe identifikimin e më shumë viktimave”, thuhet nga DASH.

Raporti vlerëson rritjen e ndjekjes penale ndaj trafikantëve dhe fondet shtesë për viktimat, por kritikon dënimet e ulëta, lirimin e shumicës së të dyshuarve dhe trajtimin e rasteve të fëmijëve lypës si keqtrajtim, jo trafikim.

Më 2024, autoritetet hetuan 17 raste me 49 të dyshuar, por vetëm një trafikant u dënua – me tetë muaj burgim, nën minimumin ligjor prej pesë vjetësh. Po ashtu, u identifikuan 14 viktima, shumica e të cilave morën ndihmë.

DASH rekomandon hetime më të forta, dënime më të rënda dhe fokus tek grupet e ndjeshme. Në të njëjtën kategori janë edhe Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika