Krasniqi: Lipjani ka nevojë për vizionin dhe përkushtimin e Shukri Bujës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe që qytetarët e Lipjanit i kanë dhënë kësaj partie në tubimet zgjedhore.

Krasniqi vlerësoi kandidatin për kryetar të Lipjanit, Shukri Bujën, si një njeri të fjalës, punës dhe përkushtimit.

“Faleminderit nga zemra për këtë mbështetje të madhe, e cila edhe sonte dëshmoi qartë: verdikti i qytetarëve të Lipjanit për #MaMirë është i pakontestueshëm.

E këtë rrugë e njeh më së miri në Lipjan vetëm kryetari i ardhshëm, Shukri Buja.
Njeri i fjalës, i punës dhe i përkushtimit. Kryetar që ka lënë gjurmë me vepra dhe dashuri për Lipjanin.
Sot, më shumë se kurrë, Lipjani ka nevojë të kthehet në shtëpi të vërtetë për të gjithë qytetarët, një vend me zhvillim, investime dhe dinjitet.
Më 12 tetor, për #MaMirë, votoni Shukri Bujën për Kryetar dhe PDK 191″, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika