Paralajmërim për mot të keq në Prishtinë, kërkohet kujdes nga qytetarët

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 1 deri më 3 tetor pritet të ketë reshje të dendura në Prishtinë dhe rrethinë.

Kësisoj mund të ketë probleme në qarkullim, rrezik për përmbytje të shpejta, si dhe vështirësi në zonat urbane teksa temperaturat pritet të ulen deri në 1-2 gradë Celsius, transmeton Dukagjini.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca u ka kërkuar qytetarëve të kenë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme për siguri.

“Në zonat malore pranë Kryeqytetit ka gjasa të shfaqen reshje bore, sidomos gjatë netëve më të ftohta ose në rast të reshjeve të vazhdueshme. Kujdes në komunikacion për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit. Shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm dhe të merrni masat e nevojshme për siguri”, thuhet në njoftimin e këtij dikasteri të komunës së Prishtinës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika