Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Lipjani sot, më shumë se kurrë, ka nevojë të bëhet një vend me zhvillim, investime dhe dinjitet.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 12 tetorit, duke kërkuar votën për kandidatin e PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Bujën, dhe për numrin 191.
“Sot, më shumë se kurrë, Lipjani ka nevojë të kthehet në shtëpi të vërtetë për të gjithë qytetarët, një vend me zhvillim, investime dhe dinjitet. Më 12 tetor, për #MaMirë, votoni Shukri Bujën për Kryetar dhe PDK 191”, ka shkruar ai në Facebook, duke postuar edhe videon nga deklarimi i tij para qytetarëve.