Juristët vlerësojnë se aktgjykimi i Kushtetueses ishte i pritshëm

Juristët përfshirë edhe ata që kanë qenë kryetar të Gjykatës Kushtetuese, mendojnë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka dëshmuar se nënkryetari i komunitet serb është parakusht për konstituimin e Kuvendit, por në asnjë formë nuk i jep veto komunitetin serb

Për një pjesë të juristëve, përfshirë edhe ata që kanë qenë në krye të Gjykatës Kushtetuese, ka qenë i pritshëm aktgjykimi i këtij institucioni, i cili konstaton se Kuvendi nuk është konstituuar, duke i urdhëruar deputetët që 12 ditë pasi që të publikohet aktgjykimi i plotë, ta zgjedhin nënkryetarin serb.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi vlerëson se bllokimi i Kuvendit asnjëherë nuk ka qenë krizë juridike por krizë politike në të cilën hisen kryesore e ka Lëvizja Vetëvendosje, por nuk përjashtohen as partitë tjera.

“… Neni 12 që votohet me së paku 80 vota të deputëteve e që është bërë nga LVV më 2022, thotë se kandidati për nënkryetar të komuniteti serb, duhet të marr së paku shumicën e votave të deputetëve të komuniteti serb. Nga 10 duhet 6 ta marrin me shkrim për ta propozuar nënkryetarin, e njëjta është edhe për komunitet tjera jo-shumicë”, ka deklaruar Ehat Miftaraj – Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se përmbajtja e vendimit të Kushtetueses ka qenë e pritshme në pjesën dërmuese, dhe që nuk ka devijim substancial në të.

“Mendoj që duhet me gjet forcë, as nuk të bën patriot më të madh as më të vogël veçse të bënë zbatues, deputetët i bën zbatues të ndershëm, ajo që quhet patriotizëm kushtetues për ata e kanë dhënë betimin të gjithë me zbatu Kushtetutën, përfshirë edhe serbët romë ashkali shqiptar, goranë të gjitha komunitetet që janë simbole të shtetit duhet me votu, qysh e kanë votu Dimal Bashën me votu edhe me u kry muhabeti”, ka deklaruar Enver Hasani – Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, Hasani tha se në asnjë formë nuk qëndrojnë pretendimet se komunitetit serb po i jepet e drejta e vetos, sepse në rast se e keqpërdorin të drejtën e propozimit të nënkryetarit, jo domosodoshmërisht mund të iu takojë ajo e drejtë në vazhdimësi.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika