Rama: Sot nuk ka lagje e fshat në Prishtinë pa linjë autobusi

Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidat i LDK-së për një mandat të ri, Përparim Rama, ka bërë një bilanc të punës së tij, duke theksuar zhvillimet në transport dhe kulturë në kryeqytet.

Ai ka theksuar se tashmë janë 20 linja shtesë të autobusit, se sot sipas tij, asnjë lagje apo fshat në kryeqytet nuk mbetet pa linjë autobusi.

“Transporti i ri i Prishtinës është një sistem totalisht i ri i networkut. I kemi 20 linja tjera shtesë në çdo lagje. Sot nuk ka lagje në kryeqytet, nuk ka fshat në Prishtinë që nuk ka linjë të autobusëve”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu theksoi rritjen e aktiviteteve kulturore dhe turistike, duke thënë se “Prishtina ka turizëm me rritje prej 35% çdo vit si rezultat i aktiviteteve të artit dhe kulturës. Na duhen hapësira publike që shfrytëzohen nga qytetarët tanë.”

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika