Izraeli ndalon flotën humanitare “Global Sumud” me ndihma për Gazën

Flota Ndërkombëtare Humanitare “Global Sumud”, e cila synonte të transportonte rreth 200 tonë ndihma drejt Gazës duke thyer bllokadën detare izraelite, u ndalua mbrëmjen e së mërkurës, më 1 tetor, nga marina izraelite.

Sipas Sky News, disa anëtarë të ekuipazhit publikuan video në rrjetet sociale, duke treguar momentet kur anijet e marinës izraelite iu afruan dhe u kërkuan atyre të ndalonin motorët.

Ministria e Jashtme e Izraelit konfirmoi kontaktin me flotën, duke bërë të ditur se u kërkua ndryshimi i kursit. Ajo e cilësoi misionin si “provokim” dhe tha se anijet po tentonin të hynin në një “zonë aktive luftimesh” duke shkelur, sipas saj, “një bllokadë të ligjshme detare”.

Autoritetet izraelite përsëritën se çdo ndihmë humanitare mund të dërgohet në Gaza përmes kanaleve të sigurta dhe në mënyrë paqësore.

Incidenti ndodhi pak orë pasi persona në bordin e flotës kishin shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika