Krasniqi takon studentët në Prizren: Me Shaqën, ky qytet po krijon mundësi që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar dje në Prizren, ku bashkë me kryetarin e e kësaj komune, Shaqir Totaj, kanë mbajtur tubim me studentët e Prizrenit, me ç’rast kanë kujtuar edhe protestat studentore të 1 tetorit 1997.

Krasniqi është shprehur se studentët duhet ta shohin veten si krijues të së ardhmes për një Kosovë më të mirë.

“Me Shaqën, ky qytet është hapur për investime, për projekte kulturore, për turizëm dhe për mundësi që të rinjtë të mos e shohin të ardhmen jashtë, por këtu. Por as kryetari, as qeveria, asnjë parti nuk mund ta ndryshojë Kosovën pa ju. Sepse nëse historia na ka mësuar diçka, është kjo: ndryshimi gjithmonë fillon nga studentët. Prandaj, sot, në këtë ditë historike, ju bëj një thirrje: Ashtu siç doli brezi i ’97-ës për të na dhënë lirinë, dilni edhe ju sot për të na dhënë të ardhmen. Mos u kënaqni me pak. Mos u pajtoni me një Kosovë të zakonshme. Kërkoni një Kosovë më të mirë. Dhe mos e shihni veten vetëm si përfitues të së ardhmes, por si krijues të saj”, ka thënë ai.

Krasniqi para të pranishmëve ka shfaqur fotografinë e Hashim Thacit si lider studentor, duke thënë se është shembull se si vizioni studentor mund t’i shtyjë proceset përpara.

“Në këtë fotografi, ky student, në vitin 1990, në një nga protestat e shumta që kishte marrë pjesë, shkruan një pankartë me tri fjalë: “Rroftë shteti i Kosovës”! Kaq. Kur Kosova nuk ishte as shtet. Nuk kishte as institucione. Nuk kishte as liri. Por ja që po ky student, në 35 vitet e ardhshme të jetës së tij, duke besuar verbërisht në këtë slogan, do të shndërrohej në njeriun kryesor të vet shtetit të Kosovës. Kjo është fotografia dhe ky njeri është luftëtari i lirisë, shpallësi i pavarësisë, ish-kryeministri dhe presidenti ynë, Hashim Thaci”, ka theksuar ai.

Ndërsa, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili po synon mandatin e radhës, u zotua për shtimin e mundësive në fushën e arsimit, me theks të vecantë në pjesët që ndërlidhën me zhvillimet e reja teknologjike dhe inteligjencën artificiale.

“Bashkarisht qytetin e Prizrenit do ta bëjmë qytet model, shembull, sepse kemi potencial, kemi energji, kemi dije. Prandaj, vazhdojmë bashkë drejt sukseseve të reja”, ka thënë Totaj.

Gjatë ditës, Krasniqi dhe Totaj përuruan stadiumin e ri të futbollit në Gjonaj të Hasit, në 50-vjetorin e themelimit të klubit “Drini i Bardhë”.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika