Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, janë parë në humor të mirë para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë.
Bashkë kanë bërë shaka për një gabim të presidentit amerikan, Donald Trump, kur ngatërroi Armeninë me Shqipërinë për arritjen e paqes me Azerbejxhanin, transmeton Dukagjini.
“Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, i drejtohet Rama-Macronit teksa bashkë me ta qëndron edhe presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliyev.
“Më vjen keq për këtë djema”, ishte përgjigja e Macronit ndaj Ramës që shkakoi të qeshura.