Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka hapur sot procedurat zyrtare të samitit, e shoqëruar nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
“Gjatë muajve të fundit është folur shumë për paqen në Ukrainë, me takime, parapërgatitje dhe raportime për takimet, ndërkohë që Rusia vazhdon sulmet e saj brutale. Tani duhet të jetë e qartë për të gjithë: Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet”, ka deklaruar Frederiksen, raporton The Guardian.
Ajo ka shtuar se “kemi një detyrë të madhe përpara: duhet ta bëjmë Evropën tonë të përbashkët aq të fortë sa lufta kundër nesh të bëhet e papranueshme, dhe duhet ta bëjmë tani”.