Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, teksa po qëndron në Danimarkë në kuadër të Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë.
Osmani thekson se ky takim ishte mundësi për të riafirmuar gatishmërinë e Kosovës për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë, njofton Dukagjini.
Tutje Osmani thotë se Kosova mbetet e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s.
“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Theksova poashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta” ka shkruar Osmani në Facebook.