Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka premtuar se prioriteti i tij kryesor do të jetë zgjidhja e qëndrueshme e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë komunë.
Gjatë një vizite në Janjevë, Buja takoi banorët e këtij vendbanimi.
“Pa ujë nuk ka jetë!
Sot, së bashku me Majlinden, kandidaten tonë për Kuvend Komunal, vizituam banorët e Janjevës, Ramadan Bikliqin, vëllezërit Ançiç, etj, për të dëgjuar dhe për të përjetuar problemet që i kanë me ujin, si dhe për të prezantuar vizionin tonë se si do ta zgjidhim këtë problem.
Prandaj, prioriteti im i parë do të jetë zgjidhje e qëndrueshme e furnizimit me ujë të pijshëm, jo vetëm për Janjevën, por për çdo vendbanim të Lipjanit”, ka shkruar Buja.