Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe njëkohësisht kandidat për një mandat të ri, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë një nga prioritetet kryesore të komunës.
Ai tha se tashmë është hartuar projekti për vendosjen e separatorëve, me qëllim që qytetarët e lagjes “Agim Ramadani” të kenë furnizim të qëndrueshëm dhe të pastër me ujë.
“Ne do të marrim masa që aty të vnojmë seperatorët. Në mënyrë që mos ketë turbullira…
Masat i kemi marrë, projektin e kemi bërë dhe lagjja ‘Agim Ramdani’ do të ketë ujë 24 orë, ujë të pastër të pijshëm. Prioritet do të jetë kjo”, ka thënë Shehu.