Shehu premton ndërtimin e sheshit “Edmond Hoxha” në Junik

Kryetari aktual dhe kandidat për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar qytetarët për një nga projektet kryesore që do të realizohen pas zgjedhjeve.

Sipas Shehut, sheshi “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut do të ndërtohet me një investim prej rreth 5 milion euro.

“Të dashur junikas,

Më 12 tetor do të festojmë së bashku fitoren tonë madhështore. Ndërsa më 13 tetor do të vazhdojmë me punën tonë të palodhshme.
Një nga projektet e para dhe kryesore që do të realizojmë është ndërtimi i sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut me vlerë të investimit rreth 5 milion euro. Projektin e detajuar e kemi të gatshëm dhe tanimë kemi siguruar edhe mjetet e nevojshme financiare për të realizuar këtë projekt.
Urime të gjithve. Vazhdojmë +4″, ka shkruar Shehu në Facebook.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika