Mehmetaj: VV-ja po fuqizon Listën Serbe në prag të zgjedhjeve lokale

Gazetari Lirim Mehmetaj, kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për marrëdhëniet e saj me Listën Serbe.

Mehmetaj ka thënë se LVV-ja nuk ka problem me bashkëpunimin me Listën Serbe.

“Në kohën kur e kërcënonte shefi faktit i Listës Srebe Milan Radojqiç, prapa perdes, shefja e GP të VV-së komunikonte me të në telefon. Edhe i raportonte. Iu kujtohet mirë, kur ata merren vesh edhe për zgjedhjen e gjyqtarëve në GJK. Për njerëz normal mjafton kjo që ta kuptojnë LVV-ja, qysh e tha edhe Glauk Konjufca, nuk e ka asnjë problem me Listën Serbe, edhe atë ta pranon, edhe bashkëqeveris me të.

Iu kujtohet prapë se si Albin Kurti,  i pyetur se pse nuk po e shkarkon Goran Rakiqin, i cili po shihet në protesta në veri, duke i bllokuar rrugët, bashkë me kriminelët me maska e të armatosur, Kurit thotë që nuk që nuk e kam asnjë arsye, madje flet me miradi për rolin konstruktiv sipas Kurtit, të Rakiqit në mirëmbajtjes e rendit të protestave. Kështu që kjo është krejtësisht e qartë. Për më tepër kur KQZ-ja ka dashtë me nda buxhetin për partitë politike, VV-ja ka votuar pro përmes anëtarëve të saj në KQZ, për të iu ndarë buxhet 300 e fiju mirë euro për Listën Serbe. Tash, rregulloja e Kuvendit të Kosovë se miratuar në vitin 2022, nga shumica e LVV- thotë që shumica e propozon, e komunitet, shumica është Lista Serbe. Absolutisht është e vërtetë që thuhet se shumica e propzon edhe kryetarin e Kuvendi, thotë e propozon, jo i takon.

Jam i bindur që bllokada që  e bën VV-ja është për fuqizimin e mëtejshëm të Listën Serbe në prag të zgjedhjeve lokale. Sepse njejtë qysh i duhet VV-së kritika serbe për Kurtin, ashtu i dihet Listës Serbe kritika shqiptare për ta”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika