Katër persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje në rrugën Adem Jashari në Pejë të enjten. Madje në këtë përleshje është përdorur edhe armë zjarri.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në një rrahje me disa persona tjerë. Në rast dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.