Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur zbatimin e vendimit të Gjykatës Komerciale për asgjësimin e 35 mijë e 170 kilogramëve peshk.
AUV-i bën të ditur se ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë, njofton Dukagjini.
“Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680”, thuhet në njoftimin e AUV-it.