Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të ri në komunën e Istogut, Ilir Ferati, është mirëpritur në nëndegën e partisë në Trubuhofc.
Nga aty Ferati mori mbështetje të madhe teksa u zotua se rrugëtimin do ta vazhdojnë edhe më fuqishëm, transmeton Dukagjini.
“Përkrahje e madhe mbrëmë në Nëndegën tonë në Trubuhofc. Punët e deritanishme janë finalizuar, e rrugëtimi ynë vazhdon. Dukagjin, Dafinë e Trubuhofc, faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Ferati.