Analisti politik Dardan Gashi ka dhënë parashikimin e tij për rezultatin e zgjedhjeve lokale të partive politike në rast ose jo të balotazhit.
Gashi, në Debat Plus me Ermal Pandurin, u shpreh se në shumë komuna gara do të jetë e ngushtë.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës besoj se del e para në Pejë, Deçan, Gjakovë, Suharekë dhe Rahovec”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës besoj se del e para në raundin e parë në Pejë, Junik, Istog, Lipjan, Fushë Kosovë, Obiliq, Viti dhe ndoshta në Dragash. Po ashtu mendoj që në Prishtinë LDK-ja del e para edhe pse është një garë e ngushtë”.
“Vetëvendosje del e para si me ose pa balotazh në Podujevë dhë në Kaçanik. Mundet edhe në Leposaviq, por nuk e di a po kandidon Albin Kurti atje”, u shpreh Gashi.
Sipas Gashit, Partia Demokratike e Kosovës del e para në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor në Skenderaj, Klinë, Drenas, Vushtrri, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.
Tutje, Gashi u shpreh se Partia Socialdemokrate nuk del e para në asnjë komunë, Lista Serbe fiton në të gjitha komunat me shumicë serbe dhe se Nisma fiton në Malishevë.