Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore: Do të krijojmë flotën e dronëve

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë në konferencë për media.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të hapet Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë me përgatitjen e pilotëve të rinj.

Në takimin e sotëm me sektorin e shërbimit zjarrfikës, Rama tha po punohet çdo ditë po ashtu për shtimin e flotës së dronëve, për evidentimin e zjarreve por dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen.

“Do hapet akademia e forcave ajrore, do fillojë në Vlorë dhe përgatitja e pilotëve të rinj, sikundër do rriten kapacitetet e flotës. Do shtojmë flotën e dronëve në mënyrë të ndjeshme. Jemi duke u marrë përditë me porositjen e dronëve me kamera termike për monitorim në kohë reale pyjet dhe kapjen sa më shpejt sinjalin e zjarrit, sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje, për ripërtëritjen e territoreve që digjen nga zjarret. Të pasurojmë flotën ajrore dhe me avionët zjarrfikës”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare./TCH

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika