Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe do të ketë intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së fundit të javës parashihen riga lokale shiu, teksa temperaturat do të jenë në rritje, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 gradë Celsius dhe 1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 11 deri në 16 gradë Celsius.