Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me të rinjtë e Kodrës së Trimave.
Bashkë me ta Ismaili ka biseduar për energjinë e ndryshimit dhe për rëndësinë e votës më 12 tetor, njofton Dukagjini.
“Prishtina funksionale bëhet vetëm atëherë kur secili prej nesh e zgjedhim ndryshimin përmes votës. Kodra e Trimave e ka kuptuar: me 12 tetor e përcaktojmë bashkë të ardhmen tonë dhe të gjithë Prishtinës,” tha Ismaili.