Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar edhe këtë të diel për të hapur aksesin në vendin e kampingut në shpatin lindor të malit Everest në Tibet, pasi besohet se 1,000 njerëz kanë mbetur të bllokuar nga një stuhi bore që ma bllokuar rrugët.
Qindra fshatarë dhe ekipe shpëtimi janë vendosur për të ndihmuar në heqjen e borës që bllokon aksesin në zonë, e cila ndodhet në një lartësi mbi 4,900 metra, sipas një raporti në Jimu News, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Disa turistë në mal tashmë janë zbritur nga mali. Reshjet e borës filluan të premten në mbrëmje dhe vazhduan gjatë gjithë ditës së shtunës, sipas njoftimeve zyrtare.
Pak më tej kufirit, në Nepal, 47 persona janë vrarë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet e shpejta që nga e premtja.