Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Ilir Ferati, ka paralajmëruar masa të reja për përkrahjen sociale dhe barazinë në komunë.
Përmes një postimi në Facebook, Ferati ka njoftuar se planifikon subvencion prej 500 eurosh për nënat vetëushqyese, duke theksuar se “rrugëtimi ynë vazhdon me përkujdesje”.
“Subvencion prej 500€ për nënat vetëushqyese, përkrahje sociale dhe barazi për të gjithë. Rrugëtimi ynë vazhdon me përkujdesje!”, ka shkruar ai.