Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se ka nënshkruar një kontratë me qytetarët e kryeqytetit, përmes së cilës merr përsipër të përmbushë 90% të premtimeve të tij gjatë mandatit të parë nëse fiton në zgjedhje.
Në një postim në Facebook, Ismaili ka thënë se nëse nuk i realizon këto premtime, nuk do të garojë për një mandat të dytë.
“Me 12 tetor, vota juaj do të jetë votë për ndryshim! Në ballinën e numrit të ri të gazetës Koha për Prishtinën është edhe kontrata ime me qytetarët e Prishtinës: nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve të mia, nuk garoj për mandat të dytë! Unë e kam nënshkruar, nënshkruaje edhe ti dhe ruaje këtë kopje!”, ka shkruar Ismaili.