Kryeministri francez Sebastien Lecornu jep dorëheqje pas më pak se një muaji në detyrë

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, dha dorëheqje të hënën mëngjes, vetëm një ditë pasi qeveria e tij u zyrtarizua.

Pallati Elysee bëri të ditur se dorëheqja u konfirmua pas një takimi të Lecornus me Presidentin Emmanuel Macron, që zgjati më shumë se një orë.

Lëvizja vjen vetëm 26 ditë pas emërimit të Lecornus në postin e kryeministrit, pas rrëzimit të qeverisë së François Bayrous. Përbërja e kabinetit të Lecornus u kritikua nga partitë në Parlament, pasi mbeti kryesisht e njëjtë si qeveria paraprake.

Disa parti tash po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe disa i bëjnë thirrje edhe Macronit që të japë dorëheqje, por presidenti ka insistuar se nuk do të largohet para përfundimit të mandatit në vitin 2027.

Franca po përballet me një krizë politike që nga korriku i vitit 2024, kur zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk sollën një shumicë të qartë, duke e vështirësuar miratimin e ligjeve dhe buxhetit vjetor.

Sebastien Lecornu, ish-ministër i Forcave të Armatosura, është kryeministri i pestë në Francë brenda dy viteve./BBC

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika