Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, gjatë Samitit të Iniciativës Brdo-Brion në Durrës, u shpreh se Kroacia është e gatshme të ndihmojë në rajon pa dallim.
Ai theksoi rëndësinë e dialogut në nivel të lartë dhe bashkëpunimit politik, duke konfirmuar se Kroacia do të mbetet pjesë e këtij sistemi.
“Jemi pjesë e këtij sistemi dhe do të mbetemi pjesë e sistemit. Duhet të mundohemi të bëjmë të gjitha lëvizjet politike. Pajtohem me çfarë thanë kolegët e mi”, ka deklaruar ai.
Milanoviq gjithashtu shprehu dëshirën që forumi i ardhshëm të zhvillohet në Kroaci.
Ndërsa, presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.