Gjermania ka instaluar disa lazera në aeroportin e Mynihut me qëllim për t’u mbrojtur nga çdo sulmë me dronë.
Lajmi vjen pasi aeroporti i Mynihut u mbyll për dy ditë rresht javën e kaluar për shkak të fluturimeve të dyshimta me dronë.
Pamjet e para u shfaqën rreth orës 20:30 sipas orës lokale më 2 tetor në zonat përreth aeroportit, duke përfshirë qytetet Freising dhe Erding.
Më pas 17 fluturime u anuluan për në Stuttgart, Nuremberg, Vjenë dhe Frankfurt, ndërsa policia nisi “operacione të gjera kërkimi” në zonë.
Një ditë më vonë, policia gjermane tha se vuri re dy pamje të dronëve pak para orës 23:00 pranë pistave veriore dhe jugore të aeroportit, tha agjencia në një deklaratë, por u larguan përpara se të identifikoheshin, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.
Pamjet e tjera të dronëve mëngjesin e 4 tetorit bënë që 170 fluturime të anuloheshin, tha aeroporti.
Mynihu është vendi i fundit në Evropë që ka parë ndërhyrje me dronë në javët e fundit. Të paktën 11 vende, përfshirë Lituaninë, Letoninë, Danimarkën, Norvegjinë, Rumaninë, Poloninë, Estoninë, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën, kanë parë dronë ose ndërprerje të qarkullimit mbi territorin e tyre në tre muajt e fundit.
Ndërkohë, udhëheqësit evropianë ranë dakord në takimet në Kopenhagen javën e kaluar të ecin përpara me planet për një të ashtuquajtur “mur me dronë” përgjatë kufirit lindor të bllokut.