Ndriçim publik në qendër të Podujevës natë e ditë, fshatrat në terr

Gjersa disa fshatra të Podujevës kanë mbetur në terr gjatë natës shkaku i mungesës së ndriçimit publik, qendra e qytetit po ndriçohet pa edhe gjatë ditës. Gjersa komuna vazhdon të mos përgjigjet për Dukagjinin, opozita në Podujevë thotë se u investua në formë selektive

“Duke qenë të vetëdijshëm për krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike dhe shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës, kam marrë vendim që për një kohë të pacaktuar (deri në përmirësim të situatës) të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare”.

Kështu kishte njoftuar Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi më 3 janar të vitit 2022.

Tri vjet pas, ani se kriza vlerësohet se është tejkaluar, Komuna po lë ndriçimin publik ndezur edhe ditën.

Pamjet nga rrugët kryesore të qytetit tregojnë ndriçimin publik ndezur në orën 13:00 dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një shtyllë.

Të gjitha qëndrojnë të ndezura deri në fund të rrugës. E njëjta gjendje është edhe tek rruga “Besiana”, pak pa arritur në hyrje të qytetit.

Por gjersa qendra po ndriçohet edhe ditën, ka fshatra që janë në terr, në mungesë të ndriçimit publik.

Të tilla janë fshatrat Sfeçel, Surkish dhe Dyz.

Për opozitën në komunë, ndriçimi s’ka qenë prioritet i qeverisjes Bulliqi.

Ndriçimi publik nuk ka qenë kurrë prioritet i qeverisjes së Bulliqit. Kemi dhjetëra fshatra të lëna në terr, ndërsa në qendër dritat ndezën edhe ditën duke shpenzuar energji e para të qytetarëve. Ky është shembull tipik i një keqmenaxhimi dhe mungese vizioni. Probleme serioze me ndriçim kemi pasur edhe në bulevardin e qytetit, ku mungesa e mirëmbajtjes ka shkaktuar dhjetëra reagime tona, por pushteti ka heshtur. Për më tepër, as rruga “Vëllezërit Frashëri”, në zemër të qytetit, ku jetojnë familjet Blakcori, nuk ka ndriçim publik”- Besim Latifi, Anëtar i LDK-së në Podujevë.

Sipas LDK-së në këtë komunë, investimet në shërbime publike janë ndarë bazuar në motive politike.

Investimet në ndriçim publik gjatë këtyre katër viteve janë bërë pa asnjë standard dhe pa planifikim. Aty ku janë bërë, janë bërë në mënyrë selektive, duke anashkaluar qytetarët me motive politike. E njëjta gjendje është edhe me shërbimet tjera publike: menaxhimin e mbeturinave, pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. Edhe këto janë lënë pas dore, pa sistem dhe pa barazi mes qytetarëve. Pra, nuk ka pasur një qasje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në këtë sektor që prek drejtpërdrejt cilësinë e jetës së njerëzve”- Besim Latifi, Anëtar i LDK-së në Podujevë.

Televizioni ka javë që përpiqet të kontaktojë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Podujevë për problematika të ndryshme në komunë, por zyrtarë të saj vazhdojnë të jenë të pa qasshëm.

Njësoj edhe kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika