Enes Shosholli kandidat për Asamblenë Komunale të Mitrovicës nga radhët e AKR-së

Aleanca Kosova e Re (AKR), në listën për Asamblenë Komunale të Mitrovicës, do ta ketë edhe ish-futbollistin dhe trajnerin e njohur, Enes Shosholli. Ai do të garojë me numrin 10, ndërsa partia mban numrin 122 në fletëvotim.

Shosholli është një emër i njohur i sportit mitrovicas, i cili karrierën e tij si futbollist e nisi që në moshën 13-vjeçare në Suedi, duke luajtur për FC Mellerud. Pas kthimit në Kosovë, në moshën 15-vjeçare, u bë pjesë e KF Trepçës, për të vazhduar më pas me KF Trepça ’89 dhe KF Drenica.

Pas përfundimit të karrierës aktive si lojtar, ai iu përkushtua trajnerizmit, duke lënë gjurmë te KF Trepça dhe sidomos te KFF Mitrovica, me të cilën fitoi disa tituj kampioni dhe mori pjesë në Champions League. Kontributi i tij vazhdoi edhe në përfaqësuese, si trajner i portierëve te Kombëtarja A e femrave dhe Kombëtarja U-17 e meshkujve.

Në vitin 2020, Shosholli u zgjodh kryetar i Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës, ku, me lidershipin e tij, kjo ligë u konsolidua dhe sot numëron mbi 700 lojtarë aktivë, 20 ekipe dhe përfaqësime në turnire ndërkombëtare.

Përveç angazhimit sportiv, ai njihet për përkushtimin e tij ndaj të rinjve dhe shoqërisë, duke ndihmuar brezat e rinj të sportistëve. Shosholli është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Me kandidimin për Asamblenë Komunale të Mitrovicës, ai synon të japë një kontribut të ri në zhvillimin e qytetit, me fokus të veçantë te rinia dhe sporti.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika