Ruzhdi Shehu premton investime të reja në sport dhe rekreacion për të rinjtë e Junikut

Ruzhdi Shehu, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, ka paralajmëruar investime të rëndësishme në infrastrukturën sportive dhe rekreative gjatë mandatit të dytë qeverisës, duke vënë theksin te rinia dhe sporti si prioritet kryesor.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu tha se në kuadër të programit të tij do të ndërtohet një fushë e hapur sportive në SHFMU “Edmond Hoxha” në Junik, me vlerë prej 130 mijë eurosh, e cila do të realizohet sipas standardeve moderne dhe profesionale.

Po ashtu, në lagjen Berishë parashihet ndërtimi i një fushe tjetër sportive dhe këndi të lodrave për fëmijë, projekt që do të kushtojë rreth 60 mijë euro.

“Shehu u shpreh se këto hapësira do të shërbejnë si vendtakime të dashura për të rinjtë dhe fëmijët tanë”, ka thënë Shehu në videopostim në Facebook.

Ai nënvizoi se LDK dhe ekipi i tij nuk ofrojnë premtime boshe, por projekte konkrete, me ndershmëri dhe duar të pastra, duke i ftuar qytetarët që më 12 tetor të festojnë së bashku fitoren “pa balotazh”.

“Të rinjtë janë prioriteti ynë, jo vetëm me fjalë, por me vepra. Vazhdojmë +4, pa balotazh, për të ardhmen e Junikut dhe për të mirën e përgjithshme,” ka shkruar Shehu.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika