Uran Ismaili me mbështetje të madhe në Kodrën e Trimave, i fton sonte nga ora 19:00 në “Zenel Hajdini”

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka takuar sërish banorët në Kodrën e Trimave, ku ka shpërndarë numrin e fundit të gazetës javore “Koha për Prishtinën” dhe ka ftuar qytetarët personalisht në tubimin e fundit që do të mbahet sonte në këtë lagje.

Gjatë takimeve me banorët, Ismaili është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe nga qytetarët.

Tubimi do të mbahet në Shkollën “Zenel Hajdini”, duke filluar nga ora 19:00.

“Koha e lagjeve të harruara përfundon me 12 tetor! Shihemi sonte në Kodrën e Trimave, te shkolla ‘Zenel Hajdini’ në ora 19:00. Ndryshimi është afër, koha jonë ka ardhë!”, ka shkruar Ismaili.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/1DMBNSnUxM/

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika