Krasniqi: Ma mirë për Gjakovën është me Ervin Shabanin, mbështeteni këtë djalë të ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Gjakovë në përkrahje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Ervin Shabani.

Krasniqi, në një tubim plot entuziazëm në mesin e përkrahësve të PDK-së, ka thënë se Shabani është përfaqësuesi më i mirë i gjeneratës së re, besnik dhe i përkushtuar.

“Ju ftoj të gjithëve që ta ndihmoni këtë djalë të ri, sepse e ardhmja jonë është në duart e tyre, në duart e Ervinit dhe të brezit të ri të politikës. Ma mirë për Gjakovën është me punë, e jo me fjalë, ma mirë për Gjakovën është me PDK-në, ma mirë për Gjakovën është me Ervin Shabanin dhe numrin 191”, ka kërkuar Krasniqi.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ervin Shabani u zotua për modernizim të arsimit, zhvillim ekonomik dhe punësim, fuqizim dhe mbështetje për bujqësinë, administratë publike transparente dhe shërbime shëndetësore cilësore.

“Andaj, më 12 tetor, ju garantoj se do të ndërrojë ora për Gjakovën. Do të fillojë një kapitull i ri, kapitull i zhvillimit, i ndërtimit dhe i barazisë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika