Kryetari aktual i Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka ndarë një moment nga takimi me strukturat e partisë në Gadime, duke theksuar mbështetjen e fuqishme që po merr nga qytetarët dhe aktivistët lokalë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti ka shkruar se vizita e tij në Gadime, e cila ishte planifikuar thjesht për një kafe me kryesinë lokale, u shndërrua në një takim me pjesëmarrje të madhe.
“Në Gadime shkova me u pa me kryesinë për një kafe, por i gjeta sikur me mbajt tubim.
Gadimja ec përpara! FITORE! 113″, ka shkruar Ahmeti në Facebook.