Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 28-vjeçar, i dyshuar për plagosjen e një personi në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtimë më 23 prill të këtij viti.
I dyshuari sipas policisë ishte në kërkim dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, transmeton Dukagjini.
“Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti. Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.