Policët e njësisë speciale arrijnë në finalen e “King Challange” në Jordani

Pjesëtarë të njësisë speciale të Policisë së Kosovë kanë arritur në finalen e garave ndërkombëtare “King Challange” të njësive elitare policore/ushtarake që po mbahen në Jordani.

Në këtë garë ku po marrin pjesë 38 shtete të ndryshme të botës, njësitet elite policore si dhe ato ushtarake po garojnë në disa disiplina me shkallë të lartë të vështirësisë dhe taktikës, si gjuajtje me armë të llojeve të ndryshme, marshime me pesha të rënda dhe pjesë tjera të ushtrimeve të natyrës së kësaj fushe të operimit policor/ushtarak, njofton Dukagjini.

“Policia e Kosovës me njësinë elite të saj po tregon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndryshme ndërkombëtare. Ekipi i PK-së, ka arritur të futet në pjesën finale të garave ‘King Challange’, ku pjesëmarrëse në këtë fazë do të jenë 15 ekipet më të suksesshme të këtij organizimi/gare”, thuhet një njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika