Osmani mirëpret arritjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përshëndetur arritjen e paqes mes Izraelit dhe Hamasit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani vlerëson se presidenti amerikan, Donald Trump dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, njofton Dukagjini.

“Të bekuar janë paqebërësit, një moment përcaktues për paqen. Paqja që është urgjente, paqja që është vonuar shumë. Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm”.

“Mirënjohja jonë shkon gjithashtu për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për paqen dhe për rolin e tyre vendimtar në bërjen e mundur të këtij përparimi”, ka shkruar Osmani në X.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika