Policia e Kosovës ka bërë të ditur tre burra janë arrestuar në Prizren dhe Obiliq, nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale dhe platformave online, kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Kësisoj, policia ka kontrolluar tri lokacione të të dyshuarve dhe si prova materiale ka sekuestruar katër telefona dhe katër kompjuterë, transmeton Dukagjini.
“Prizren, Obiliq 08.10.2025 – 06:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se pemës rrjeteve sociale dhe platformave online kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Janë kontrolluar tri lokacione të personave të dyshuar dhe si prova materiale janë sekuestruar katër telefona celular, katër kompjuterë dhe një tablet. Me vendim të prokurorit të dyshuari pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.