Dibran Hoxha dënohet me 24 vjet burg për vrasjen te ‘Kobra City’

Gjykimi ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra” dhe për të akuzuarit e tjerë për vrasjen që ka ndodhur në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City” në Prizren, ka marrë epiliogun duke u përmbyllur me aktgjykim në shkallë të parë.

Dibran Hoxha i akuzuar për vrasjen e kuksianit në klubin “Cobra City” është dënuar me 23 vite dënim me burgim kurse për armëmbajtje i njëti është dënuar me 2 vite burgim. Dënim unik për Dibran Hoxhën  është përcaktuar dënimi prej 24 vjet burgim.

Kurse i akuzuari Roland Susuri për tri vepra penale është dënuar me burgim unik prej 7  vite. Për pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj burgim, manipulim me prova 4 vite e 6 muaj, kurse armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj.

Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje e ka dënuar me burgim 1 viti. Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burg dhe Jesmir Badallaj, pjesëmarrje në rrahje, armëmbajtje pa leje dënim unik 2 vjet./EO

 

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika