Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Ilir Ferati, ka vazhduar vizitat tek bizneset lokale në Istog.
Ferati është zotuar se mbështetja e parezervë ndaj bizneseve lokale do të vazhdojë për t’i bërë edhe brendimin e produkeve “Made in Istog” të njohur në tregun vendor e ndërkombëtarë, njofton Dukagjini.
“Në vizitë të bizneseve Dekor Plast, që merret me prodhimin e dyerve e dritareve dhe Dijamant Projekt, që ofron materiale ndërtimore cilësore. Mbështetja jonë e parezervë për bizneset lokale do të vazhdojë, me fokus në fuqizimin dhe brendimin e produkteve “Made in Istog”, për t’i bërë ato të njohura dhe të vlerësuara në tregun vendor e ndërkombëtar. I falënderoj përzemërsisht për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, ka shkruar Ferati në Facebook.