“Nuk është befasi të ketë spiunë”, Kajtazi komenton arrestimin e Shehollit

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar arrestimin e Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për përfshirje në spiunazh, duke thënë se prania e rrjeteve të tilla në Kosovë nuk duhet të shihet si diçka e papritur.

Në  FIVE në TV Dukagjini, Kajtazi ka thënë se arrestimi i Shehollit për momentin është vetëm ndalim fillestar dhe se duhet pritur për rezultatet e hetimeve.

Sipas tij, drejtësia duhet të sigurojë prova konkrete që lidhin të dyshuarin me shërbimin inteligjent të Serbisë.

Dyshimet për përfshirje në spiunazh, Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e Fatmir Sheholli

“Duhet të ketë (spiun në Kosovë). Gjitha parakushtet janë që të ketë. Për arsye se Kosova ka qenë 100 vite rresht e okupuar nga Serbia dhe ata e kanë pas kohën e mjaftueshme, kohën e gjithë botës për ta krijuar një infrastrukturë, e cila iu siguron në vazhdimësi edhe në rast se nuk janë prezent. Prandaj nuk është lajm se a ka spiun në Kosovë.

Sheholli është ndaluar nga drejtësia e Kosovës për 48-orë, ende nuk kemi ende ndonjë sinjal në implikimin e tij të spiunazhit. Sikur që kishim në rastet e kaluara. Do të thotë drejtësia duhet të sigurojë një provë të një kontakti direkt apo indirekt të një personi me shërbimin inteligjent armik, ose implikim në një operacion të atij shërbimi. Siç ndodhi rasti, me dy të akuzuarit për këtë punë në Ferizaj, të cilët u kapën në flagrancë duke komunikuar me shërbimin inteligjent serbe dhe duke marrë detyra për të diskredituar masakrën e Reçkaut. I ngjashëm ka qenë edhe rasti i ta quaj i hoxhës së Gjilanit, që u kap duke marrë detyra nga shërbimi inteligjent serb, për të themeluar xhami ilegale të sekteve radikale në Kosovë. Në duhet të presim derisa drejtësia të jep një sinjal se në çfarë operacioni ose çfarë kontakti ka pas Sheholli me shërbimin inteligjent serb…”, ka thënë Kajtazi.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika