Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar një skemë të posaçme të subvencioneve që do të zbatohet në mandatin e tij të dytë nëse fiton në zgjedhje, duke përfshirë përkrahje për qytetarët në fusha të ndryshme.
Në postimin e tij në Facebook, Shehu ka bërë të ditur se: Nënat lehona do të marrin 300 euro për çdo lindje; Shpenzimet e procedurave të varrimit do të mbulohen deri në 400 euro; Do të mbulohen shpenzimet për shërbimet e të sëmurëve kronikë; Fermerët do të subvencionohen me pajisje moderne bujqësore; Do të ofrohen bursa për nxënës dhe studentë; Do të mbështeten OJQ-të dhe sportistët e Junikut.
Shehu ka theksuar se këto masa synojnë të forcojnë përkrahjen për qytetarët dhe të avancojnë zhvillimin e komunës.