Abdixhiku: Budallaki e çmenduri që Republika e Kosovës të bllokohet për një pozitë të nënkryetarit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosj dhe ka kritikuar çdo përpjekje për të bllokuar institucionet e Kosovës për një pozitë të parëndësishme parlamentare.

Pas seancës në Kuvend, Abdixhiku e quajti budallaki dhe çmenduri bllokimin e institucioneve për postin e pestë të nënkryetarit.

“Meqenëse aktgjykimi i gjykatës Kushtetuese ka lënë hapësirë për votime edhe të grupeve ose individëve tjerë jashtë një partie të tillë meqenëse kështu ka qenë vendimi, ne kemi konsideruar se për një pozitë tërësisht të parëndësishme parlamentare siç është pozita e pestë të Kuvendit, Kuvendi dhe institucionet e Kosovës duhet të mos bllokohen më. Futemi në afate kushtetuese tani janë rregullat e qarta, ose kemi qeveri ose zgjedhje të reja.

Sa i përket një koalicion me VV, ai tha se “Vendimi ynë është i qartë në këtë drejtim ju lutem jemi gati për zgjedhjet e ardhshme, të diele do të kemi festë të madhe. Është budallaki e çmenduri e madhe që Republika e Kosovës të bllokohet për një pozitë kaq të parëndësishme, kur erdhëm ne në këtë pikë të rënies kaq të rënd intelektuale institucionale” ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika