Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin e Nobelit për Çmimin e Paqes: E vunë politikën mbi paqen

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas vendimit të Komitetit të Çmimit Nobel për t’ia dhënë Çmimin Nobel për Paqe 2025 udhëheqëses së opozitës venezueliane, María Corina Machado, në vend të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Cheung, në një postim në Platformën X, kritikoi ashpër vendimin, duke thënë se presidenti amerikan “do të vazhdojë të bëjë marrëveshje paqeje, t’i japë fund luftërave dhe të shpëtojë jetë”.

“Donald Trump ka një vullnet që lëviz malet. Komiteti i Nobelit e vuri politikën mbi paqen,” tha Cheung, duke theksuar angazhimin humanitar të presidentit amerikan.

Nga ana tjetër, Komiteti i Nobelit e justifikoi zgjedhjen e Machados duke e vlerësuar si një “mbrojtëse të guximshme të lirisë” në përballje me regjimin autoritar në Venezuelë.

Edhe pse presidenti Trump nuk komentoi drejtpërdrejt vendimin, ai publikoi tre video në llogarinë e tij në Truth Social, ku mbështetësit e tij festojnë marrëveshjen për Gazën, duke e interpretuar si një nga sukseset e tij në politikën ndërkombëtare të paqes.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe 2025, María Corina Machado, është udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe një nga figurat më të spikatura në luftën për demokraci në vendin e saj.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika