Policia me aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë shtetas të Shqipërisë të arrestuar

Policia e Kosovës në bashkëpunimi me Prokurorin e Shtetit kanë realizuar një aksion në Podujevë, ku përfunduan të arrestuar shtatë persona.

Aksioni u realizua në fshatin Shtedime ku dyshohej për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike, njofton Dukagjini.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi u krye në një shtëpi, të gjithë shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre pesë gra dhe dy burra.

Po ashtu në vendngjarje përveç një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, është gjetur edhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.

“Në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët nga  njësiti antidrogë, në koordinim me të cilët do të  ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika