Trump shprehu optimizmin në lidhje me armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit në një takim me gazetarë në Zyrën Ovale.
I pyetur në lidhje me armëpushimin, Trump tha: “Mendoj se do të qëndrojë. Po, mendoj se do të qëndrojë. Të gjithë janë të lodhur nga luftimet”.
Ai tha gjithashtu se do të flasë në Knesset në Izrael dhe do të udhëtojë për në Egjipt.
Ushtria izraelite gjithashtu ka deklaruar se ka përfunduar fazën e parë të tërheqjes së saj nga Gaza, megjithëse trupat izraelite ende mbajnë të pushtuar afërsisht gjysmën e territorit.
Trump ka folur rreth fazave të ardhshme të planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gaza.
Pikat kryesore të ngërçit përfshijnë pasigurinë mbi çarmatimin e Hamasit dhe qeverisjen e ardhshme të Gazës, ndersa Trump konfirmoi se do të takohet me “shumë udhëheqës” në Kajro të hënën për të diskutuar të ardhmen e Gazës. Megjithatë lista e pjesëmarrësve nuk është ende e qartë.
Trump ishte gjithashtu optimist për rindërtimin e Gazës gjatë takimit për shtyp.
“Gaza do të rindërtohet dhe ka disa vende shumë të pasura, siç e dini, atje, dhe do të duhej një pjesë e vogël e pasurisë së tyre për ta bërë këtë, por, dhe unë mendoj se ata duan ta bëjnë”, tha ai.