Jusuf Azemi: Mbi 350 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova në pesë vitet e fundit

Jusuf Azemi, kryetar i kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se numri real i qytetarëve që janë larguar nga Kosova është shumë më i lartë se shifrat zyrtare. Sipas tij, gjatë pesë viteve të fundit, vendin e kanë lënë mbi 350 mijë persona, ndërsa rreth 200 mijë prej tyre kanë gjetur punë kryesisht në Gjermani.

“Kjo shifër është mbi 350 mijë, por 200 mijë janë njerëz që kanë gjetur vende pune kryesisht në Gjermani. Shpeshherë kur i japim disa shifra për udhëheqësit e shtetit, ne po i fryjmë këto shifra. Pjesa dërrmuese e këtyre ikjeve kanë qenë punëtorët e sektorit privat, por edhe të atij publik”, ka deklaruar Azemi.

Ai theksoi se paga mesatare aktuale nuk mjafton për një jetë dinjitoze, ndërsa mungesa e sigurisë në punë dhe e perspektivës ekonomike po i detyron mijëra qytetarë të kërkojnë të ardhme jashtë vendit.

“A ka mundësi të më tregojë dikush se a mund të bëjë bazë jetese dikush me këto paga që po merren sot dhe a mund të mbijetojë dikush me 600 euro pagën mesatare? Punëtorët kanë pritë që do të bëhet më mirë, por e kanë kuptuar që nuk ka paga të mira, as siguri në punë, as sigurime. As nuk ka pas dhe as nuk ka perspektivë me jetu në Kosovë”, është shprehur Azemi për Front Online.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika