Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojnë në zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas.
”Ai do ndihmojë Gazën përmes shumëllojshmërisë së instrumenteve në dispozicion të saj, duke u bazuar në angazhimin e saj të gjatë dhe mbështetjen e konsiderueshme për paqen në rajon, shtoi Kallas.
“BE do të vazhdojë të mbështesë ofrimin e shpejtë, të sigurt dhe të papenguar të ndihmës humanitare, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë e OKB-së dhe OJQ-të ndërkombëtare, dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, raporton ATSH./KP